Info Islame - Informohu 24h Online me Islam

Switch to desktop Register Login

S'SHPEJTI LIBRI: TRI RRUGET E SHPETIMIT TE HOXHES JAKUP ASIPI R.A

Së shpejti do të dal në shitje libri i tretë dhe më i ri i hoxhës, dijetarit, atdhetarit, oratorit dhe luftëtarit të madh të shqipëtarëve, mulla Jakup Asipit (Zoti e mëshiroftë), me titull:

TRI RRUGËT E SHPËTIMIT

Libër i karakterizuar jo vetëm nga ana fetare, por edhe nga ajo shkencore, sociale, historike, aktuale, etj, libër, në të cilin do të flitet për tri rrugët e shpëtimit të rinisë sonë, të cilave gjithmonë u referohej mulla Jakupi dhe na thërriste në to, e ato janë:

1. DITURIA (rruga e diturisë). -- GJENDET NË LIBRARIN ''DAVETI ISLAM'' NË PODUJEVË

2. BESIMI (rruga e besimit).  -- GJENDET NË LIBRARI ''DAVETI ISLAM'' NË PODUJEVË

3. PUNA (rruga e veprimit).

Ky nuk do te jetë libër rafti, por libër leximi dhe pas leximit menjeherë të shndërrohet në vepër, për shkak se mulla Jakupi ishte prej atyre që fjalën e thënë e dëshmonte me vepër, andaj, edhe ne që mësojmë dhe përfitojmë nga ligjeratat apo shkrimet e tij, duhet qenë njerëz jo vetëm të fjalës, por edhe të veprës, e ky libër do t'i zgjoj sytë e shumë të rinjve, të cilët i kanë mbyllur që një kohë të gjatë dhe do t'i vë ata në rrafshin e eksperimentimit.

Libri posa të dal në treg, do ta bëjmë njoftimin inshAllah nëpër web-faqe të ndryshme, duke fillu nga facebook-u, e kështu me radhë, faqe pas faqe, portal pas portali, profil pas profili, etj.

Librin do të mund ta bleni nga Labinot Kunushevci, person i autorizuar për shitje të librave të Jakup Asipit për Kosovë, për ata që gjenden në Europë libri do t'u mundësohet përmes postës, ashtu siç i keni ble dy librat e parë të mulla Jakupit, pra duke i shkruar në E-mail, apo duke i telefonuar në tel, ashtu do të mundeni përsëri.

Të bëjmë durim edhe pak, e Zoti ju shpërbleftë, e i shtoftë dashamirët e leximit dhe na ndihmoftë Zoti që edhe më tutje t'i shkruajmë dhe t'i përmbledhim ligjeratat e hoxhës që forcoi Islamin tek shqiptarët në letër.

"Pa lexim jemi qumësht i prishur, pa lexim jemi popull i prishur". (Jakup Asipi).

By: Labinot Kunushevci

Last Updated on Friday, 07 September 2012 15:46

Hits: 676

NE shitje librat ''PER DITURIN'' - ''SINQERITETI'' nga Jakup Asipi r.a

NJOFTIM:

Pas një kohe të gjatë erdhën në Kosovë nga Maqedonia dy librat e hoxhës, dijetarit, luftëtarit, oratorit dhe atdhetarit të madh të shqiptarëve, mulla Jakup Asipit (Zoti e mëshiroftë),

Libri i tij i parë dhe i shumë kërkuar, tashmë i ribotuar: “PËR DITURINË”, dhe libri më i ri me titull: “SINQERITETI”, që është një libër që duhet patjetër ta ketë një vend në librarianë tuaj. Gjithashtu edhe libri i tij i tretë është në procesin e botimit.

Personi i autorizuar për shitjen e këtyre librave nga ana e botuesit për Kosovë është Labinot Kunushevci dhe dashamirët e librit që janë të interesuar t’i blejnë, mund të telefonojnë në +37744/703/156 dhe në +38649/803/117, ose të shkruajnë në E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. "> This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. . Ndërsa atyre që janë në gurbet mund t'u dërgohen librat përmes postës.

Porosit që tani pasi që numri është i limituar. Librat mund t’i gjeni edhe në librarinë: “DAVETI ISLAM” në Podujevë, e cila gjendet afër xhamisë së qytetit në Podujevë.

Çmimet e librave:

1. PËR DITURINË – 6 euro

2. SINQERITETI –   5 euro

Nga: LABINOT KUNUSHEVCI


Last Updated on Tuesday, 08 May 2012 05:31

Hits: 426

Ne shitje Libri: ''Toleranca Osmane & Shqiptaret''

Doli në shitje libri "Toleranca Osmane dhe Shqiptarët" libri që do zgjoj historinë e fshehur në shekuj...të muslimanëve Shqiptarë-Osman që ndërtuan Shqipërin moderne dhe me tolerancë thyen mitet pansllaviste ruso-greko-serbe.

Libri ka tre recenzionistë Profesor Doktor Muhamet Tërnaven, Profesor Doktor Bujar Dugollin dhe Profesor Magjistër Samir Ahmetin.

Libri ka një permledhje në 4 gjuhë të botës Anglisht, Serbisht, Turqisht, Gjermanisht.

Po ashtu ka Kronologji, Harta, fjalor, indeks, fotografi, dhe shumë literaturë të pasur në të gjitha gjuhët botrore.

Autori i librit është historiani dhe teologu imami Arbër Bajram Berisha.

Për më shumë info se ku mund ta gjeni librin na kontaktoni në email : This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. "> This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. apo Tel: 0037745242733..

Çmimi 3 euro për Kosovë për Shqipri 500 lek.

Një liber i lirë i mirë dhe shumë domethënës për vetëm 3 euro do ta kesh në Librarin tuaj personale.

Librin: ''TOLERANCA OSMANE DHE SHQIPTARËT'' që nga e Hëna do ta gjeni edhe në Librarin ''DAVETI ISLAM'' që gjendet afer xhamisë së qytetit në Podujevë, dhe në të gjitha Librarit Islame në Prishtinë dhe Tiranë.


 

Last Updated on Saturday, 28 April 2012 20:12

Hits: 186

Te gjitha te drejtat e rezervuara - InfoIslame.com 2012 - Hosting & Design: DizajniIslam

Top Desktop version