Info Islame - Informohu 24h Online me Islam

Switch to desktop Register Login

Te pelqyerat dhe te papelqyerat ne Ramazan

Shperndaje kete artikull ne rrjete sociale

1- Kujdesi ndaj ngrënies së syfyrit dhe vonimi i tij...
2- Shpejtimi i hapjes (iftarit) pasi të sigurohesh që ka perënduar dielli. 3- Hapja e agjërimit me hurmë ose ujë...

                  Nga të pëlqyerat në Ramazan:
1- Kujdesi ndaj ngrënies së syfyrit dhe vonimi i tij...
2- Shpejtimi i hapjes (iftarit) pasi të sigurohesh që ka perënduar dielli.
3- Hapja e agjërimit me hurmë ose ujë.
4- Lutjet në hapjen e agjërimit, ngase lutjet e agjëruesit nuk kthehen.
5- Kujdesja për namazin e teravive.
6- Kujdesja për leximin e Kur'anit dhe mësimi i tij.
7- Organizimi i iftareve për agjëruesit.
8- Shtimi i dhënies dhe bamirësisë.
9- Shkuarja për umre.
10- Shtimi i përpjekjes në dhjetë ditët e fundit.
11- Kërkimi i natës së Kadrit dhe shfrytëzimi i saj me adhurim, lutje, dhe
përkujtim.
12- Hyrja në itikaf në dhjetë ditët e fundit.

Të papëlqyerat në Ramazan:
1- Teprimi i futjes së ujit në hundë dhe gojë në marrjen e abdesit.

2- Mbledhja e pështymës dhe gëlltitja e saj, ndërsa gëlltitja e saj pa e
mbledhur nuk përbën problem. Gëlltitja e gëlbazës nuk lejohet.
Por a prishet agjërimi?
Ka dy mendime të dijetarëve dhe më e sakta është se nuk prishet.

3. Ka përmendur shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, se është më mirë që ajo që është me mestruacione dhe lehona të hanë dhe të pinë fshehurazi.
Kështuqë kjo tregon se ngrënia e tyre në sy të njerëzve në Ramazan
s'është e mirë.

4- Agjërimi në udhëtim duke patur vështirësi.

5.Agjërimi i gruas që ka foshnje në gji ose shtatzënës nëse kanë vështirësi.
6. Agjërimi i të sëmurës nëse agjërimi i jep vështirësi.
7. Lënia e ushqimeve të mbetura midis dhëmbëve.
8. Përdorimi i pastës së dhëmbëve sepse ajo depërton dhe është e vështirë
ruajtja prej saj.


Te gjitha te drejtat e rezervuara - InfoIslame.com 2012 - Hosting & Design: DizajniIslam

Top Desktop version