Partia komuniste e Kinës po bën përpjekje shtesë që muslimanëve në Xinjiang t’ju pengoj agjërimin dhe vizitën e xhamive gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit
Në deklaratën e zyrtarëve nga Zonglangu, në distriktin Kashgar thuhet se "Bordi qarkut ka miratuar një politikë gjithëpërfshirëse për ruajtjen e stabilitetit shoqëror gjatë periudhës së Ramazanit."
Popullata muslimane Ujgure përbënë gjysmën e popullsisë së Xinjiangut.
Ka kohë që qeveria ka vendosur kufizime të aktiviteteve fetare në këtë zonë.
Ujgurët kundërshtojnë politikat koloniale në vendin e tyre prandaj edhe trazirat janë në rritje.
Trazirat kanë çuar deri në kufizime të mëdha në aspektin e fesë. Zyrtarët e arsimit inkurajohen që fëmijët muslimanë t’i detyrojnë të hanë gjatë periudhës së agjërimit të Ramazanit.
"Për kuadrot e Partisë komuniste, punonjësit e saj, nxënësit dhe studentët janë të ndaluara pjesëmarrjet në aktivitetet fetare gjatë Ramazanit ", thuhet në deklaratën e Bordit qarkor të Zonglangut./Infoislame.com/