Info Islame - Informohu 24h Online me Islam

Switch to desktop Register Login

Xhudistes saudite i ndalohet garimi me shami

Shperndaje kete artikull ne rrjete sociale

Xhudistes nga Arabia Saudite, Wojdan Shaherkani, i është ndaluar të enjten vënia e shamisë së kokës gjatë ndeshjeve të saj në Olimpiadën ‘Londra 2012’

Shaherkani është urdhëruar nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, që ta largon mbulesën e kokës.
“Xhudistja nga Arabia Saudite duhet t’i përmbahet parimeve të xhudos dhe të dalë në fushë me kokë të zbuluar. Ajo do të marrë pjesë në xhudo dhe do të luftojë sipas principeve dhe shpirtit dhe xhudos, pra pa shami“, ka thënë Vizer, pas shortit të hedhur.
Shaherkani do të nisë garimin më 3 gusht, ku në raundin e parë pritet të ndeshet me xhudistin nga Puerto Riko, Melissa Mojica, që renditet në vendin e 13-të në botë
Arabia Saudite ishte pajtuar të dërgonte femra në skuadrën e saj olimpike për “Londra 2012″ vetëm në kushtet që ato të mbajnë veshjet tradicionale fetare.


 

Te gjitha te drejtat e rezervuara - InfoIslame.com 2012 - Hosting & Design: DizajniIslam

Top Desktop version