Info Islame - Informohu 24h Online me Islam

Switch to desktop Register Login

OKB mbyll misionin ne Siri

Shperndaje kete artikull ne rrjete sociale

Organizata e Kombeve të Bashkuara përfundoi misionin vëzhgurs në Siri, disa ditë përpara përfundimit zyrtar të mandatit, informoi Parisi zyrtar pasditen e së enjtes.

“Kushtet për vazhdimin e misionit tonë nuk janë përmbushur”, deklaroi ambasadori francez, Gerard Araud, pas një takimit të Këshillit të Sigurisë.

Një lëvizje e tillë ishte kundërshtuar fuqimisht më parë nga Rusia, që tentoi të vononte tërheqjen duke u vendosur në kontakt të drejtëpërdrejtë me Uashingtonin më parë gjatë ditës.

Sipas Araud, “përshkallëzimi i dhunës në vend e ka bërë gjithmonë e më të vështirë punën e monitoruesve në terren dhe gjithmonë e më

 

të pamundur gjetjen e një rrugëzgjidhje për një paqe afatgjatë”.

Në një kundërpërgjigje të Moskë zyrtare, u kërkua që të premten të mblidhet përsëri Këshilli i Sigurimit, së bashku me përfaqësues të Arabisë Saudite dhe Iranit, dy superfuqive  të botës muslimane, për të debatuar mbi mundësinë e zgjidhjes së krizës siriane.

Rusia kundër largimit të OKB-së nga Siria

Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi mengjesin e se enjtes Organizatën e Kombeve të Bashkuara për pasoja të rënda për të gjithë rajonin, nëse misioni i saj do të largohet nga Siria.

Paralajmërimi i zëvendësminsitrit Gatilov erdhi ndërsa OKB përgatitet të tërheqë formalisht misionin nga vendi arab, pas skadimit të mandatit ditën e dielë.

Në një komunikim drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, Moska “theksoi rëndësinë e mbajtjes së prezencës së OKB-së brenda Sirisë”.

Sipas rusëve, “tërheqja e misionit do të ketë rrjedhoja të rënda dhe negative jo vetëm për Sirinë e vendin, por për të gjithë rajonin”.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, ndërmjetësoi një plan paqeje prej gjashtë pikash, por ai dha dorëheqjen në korrik, përballë pamundësisë së arritjes së rezultateve konkrete pas disa muajsh përpjekje për paqësimin e palëve ndërluftuese.

Sipas raporteve të OKB-së, të paktën 23 mijë sirianë kanë humbur jetën në konfliktin e nisur në mars 2011.


Te gjitha te drejtat e rezervuara - InfoIslame.com 2012 - Hosting & Design: DizajniIslam

Top Desktop version