Info Islame - Informohu 24h Online me Islam

Switch to desktop Register Login

POPULLI EGJIPTIAN NE TAHRIR NE SHENJE PERKRAHJEJE NDAJ PRESIDENTIT MURSI

Shperndaje kete artikull ne rrjete sociale

Vazhdon përkrahja e popullit ndaj Presidentit Muhammed Mursi, i cili urdhëroi pensionimin e dy emrave të rëndësishëm të Këshillit të Lartë Ushtarak.

Egjiptianët të cilët i dhanë përkrahjen e tyre Presidentit Mursi pas pensionimit të Ministrit të Mbrojtjes së Egjiptit, Mareshal Tantavit dhe shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë egjiptiane, gjenden sërish në sheshin Tahrir të Kajros.

Protestuesit, ku shumicën e përbënin pjesëtarët e Vëllezërve Myslimanë, gjatë orëve të mbrëmjes u dyndën në drejtim të sheshit Tahrir.

Të mbledhurit në shesh e bënë faljen e namazit të teravisë në sheshin Tahrir.

Ndërkohë Muhamed Mursi në deklaratën e publikuar para festës së bajramit, i uroj festën egjiptianëve dhe ritheksoi se burimi kryesor i jetës në Egjipt janë islami dhe parimet e tij.


Te gjitha te drejtat e rezervuara - InfoIslame.com 2012 - Hosting & Design: DizajniIslam

Top Desktop version