Category: Tech Published on Saturday, 14 July 2012 18:09
Prodhuesi i “Maserati” është duke punuar në zhvillimin e modelit të ri i cili pritet të konkurrojë me Porsche 911, dhe atë që nga viti 2015 kur do të duhej të arrinte në treg.
Vetura me dy ulëse e “Maserati-t” me motorin e vendosur në mes do të bazohet në Alfa 4C, përkatësisht në shasinë e saj të modifikuar nga karboni.
Do të jetë më i madh, me hapësirën më të madhe ndërboshtore dhe me rrota më të gjera, ndërsa do ta vë në lëvizje motori i ri V6, për zhvillimin e të cilit është angazhuar “Ferrari”.
Kjo makinë 100 km/h do të kapë për më pak se 4 sekonda dhe do të arrijë shpejtësinë maksimale rreth 305 km/h ndersa çmimi i saj shkon deri 115 mijë euro.