Info Islame - Informohu 24h Online me Islam

Switch to desktop Register Login

POZITA E DURIMIT TE NJERIU

Aliu radijAllahu anhu ka thënë:

“Dijeni se pozita e durimit (tek njeriu) është sikur pozita e kokës në trup, nëse koka ndahet nga trupi prishet(shkatërrohet) i gjithë trupi, e nëse durimi ndahet nga gjërat (nga të gjitha poret e jetës së njeriut) atëherë prishen të gjithat”.

Last Updated on Sunday, 21 April 2013 02:22

Hits: 98

URTESI TE NDRYSHME

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë, ka thënë: "Dy gjëra janë prej shejtanit dhe dy gjëra janë prej Allahut të Madhëruar, pastaj lexoi fjalën e Zotit: "Shejtani ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij." (Bekare, 268)

Last Updated on Friday, 22 February 2013 18:18

Hits: 1446

Iben Kajimi ka thene: Turpi buron nga dhjete shkaqe

1-Turpi si shkak i krimit: prej këtij është edhe turpi i Ademit, kur filloi të ikte duke vrapuar në Xhenet. Allahu i tha: A po ikën të shpëtosh nga Unë o Adem? Jo o Zot porse po iki nga turpi që kam për Ty. Xhamiul hadith Sujuti (daif)

2- Turpi si shkak i mangësisë: Si turpi i melaikeve të cilët e lartësojnë Allahun ditën dhe natën pandërprerë, e kur të vinë në ditën e gjykimit do të thonë: “Subhanallah (I lartësuar je o Allah), nuk të kemi adhuruar ashtu siç duhet.” Mustedrek Hakim

3- Turpi si shkak i madhërimit: Ky është një turp që buron si shkak i njohjes. Sa më shumë ta njohë robi Zotin e tij, aq më të madh do ta ketë turpin nga Ai.

4- Turpi si shkak i madhërimit: Si turpi i profetit prej atyre të cilët i ftoi në gostinë e Zejnebes dhe qëndruan gjatë tek ai. Ai u çua dhe doli sepse i erdhi turp tu thoshte atyre që të shkonin. Buhari dhe Muslimi

5- Turpi si sjkak i respektit (ndrojtjes): Sikurse turpi i Aliut të cilit i dilte medhiu dhe i vinte turp të pyeste profetin, për shkak se ishte dhëndër i tij. Buhari

6- Turp si shkak i poshtërimit dhe përçmimit: Si turpi që buron nga robi kur ai i kërkon nevojat e tij Allahut dhe e din fort mirë gjendjen e vetes së tij.

7- Turpi si shkak i dashurisë: Ky është është turpi që buron ndaj atij që e do, saqë edhe nëse e mendon atë në veten tënde, turpi do ta ngacmojë zemrën e tij.

8- Turpi si shkak i adhurimit: Ky turp është i përzier njëkohësisht me frikë dhe dashuri, duke dëshmuar mos përsosmërinë e adhurimit të Tij dhe se nderimi dhe madhërimi i Tij duhet të jetë më i madh se kaq. Kështu kjo gjendje shkakton ke njeriu turp prej Tij.

9- Turp si shkak i nderimit dhe krenarisë: Personi i madh dhe i lartë, turpërohet sa herë që vepron diçka e cila është nën vlerat e personalitetit të tij.

10- Turpi që njeriu ka ndaj vetes së tij, dhe ky turp buron nga njerëzit e lartë.

(Medarixhu Salikin vll 2 fq 605-608)


Last Updated on Wednesday, 05 December 2012 14:28

Hits: 326

Urtesi te Ebu Bekrit

Disa fjalë të Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur me të:

 - Mëkatet janë errësirë dhe llamba e tyre është Pendimi.

Last Updated on Thursday, 01 November 2012 10:35

Hits: 1973

Thenie ne lidhje me thjeshtesine

Thënie në lidhje me thjeshtësinë

Ali ibën Ebi Talib -Allahu qoftë i kënaqur me të!- ka thënë: “Vërtet, dynjaja ka shkuar dhe e ke lënë prapa, ndërsa ahireti është përpara dhe për secilën nga këto ka djem, ndaj jini prej djemve

Last Updated on Friday, 12 October 2012 16:00

Hits: 887

Te gjitha te drejtat e rezervuara - InfoIslame.com 2012 - Hosting & Design: DizajniIslam

Top Desktop version